Flash News

Ditari i Opozitës

“I kapur pas COVID-it si i mbyturi pas fijes së barit”, Basha i përgjigjet Ramës: Njerëzit dergjen të sëmurë, ky e ka mendjen tek sulmet politike

“I kapur pas COVID-it si i mbyturi pas fijes së barit”, Basha i
Foto Ilustruese/ Kreu i PD-së, Basha dhe kryeministri Rama

Kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha, dhe kryeministri Rama vijojnë replikat në distancë përsa i përket situatës së pandemisë.

Në kundërpërgjigjë të Ramës, i cili tha se ‘Basha nuk ndalon dot Kryemadhin e jo më valën e dytë të COVID-19’, kryedemokrati shprehet se “njerëzit dergjen të sëmurë në shtëpi pasi nuk kanë lekë për ilaçet, e Rama e ka mendjen tek sulmet politike”.

Duke theksuar se “shëndeti dhe pamundësia ekonomike janë shqetësimi i madh i çdo shqiptari sot, Basha akuzoi sërish qeverinë për milionat që paguan- sipas tij- për inceneratorët dhe koncensionet korruptive”.

“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot.

Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”,  deklaroi Basha.

Të fundit