Flash News

Ditari i Opozitës

"I ke me merak burgjet", Maliqi e kthen interpelancën në personale, 'përplaset' me Gjonajn: Gjysma juaj ka probleme divorcesh!

"I ke me merak burgjet", Maliqi e kthen interpelancën në

Interpelanca e deputetit të opozitës së re, Lefter Maliqi, me ministren Gjonaj shkoi përtej situatës në Burgje, duke prekur çështjet private të ligjvënësve.

Thirrjes së Gjonajt, “ruani etikën e komunikimit”, Maliqi i është përgjigjur me deklarata të cilat shkuan deri në aspektin personal.

“Ju i keni merak burgjet, sepse puna më jetëgjatë juaj ka qenë në institucionet në varësi timen. Mbase ju ju nevojitet kjo, por për mua ka interes çfarë thonë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë që janë më të aftë se ju për të vlerësuar. Burgjet kanë ndryshuar vetëm nga kjo mazhorancë dhe qeveri. Ruani etikën e komunikimit. Kjo është përgjegjësia e opozitës", tha Gjonaj.

Në replikën e tij, Maliqi nuk ka nguruar t’i përmend Ministres rrugëtimin e saj drejt postit ministror, ndërsa thotë: "Vërtet kam qenë vartësi juaj, ju keni qenë e Xhafajt, u bëtë ministre pa deputete. Dua të vlerësoj burgun e Fierit, pasi ka një drejtues të mirë, shembull. Të tjerat i keni bërë katrahurë. Nuk ka asnjë konflikt interesit, ana morale duhet ta dinë shqiptarët. Gjysma e ministrave kanë probleme divorcesh, madje njëri tani në fundit me sherr dhe shamat.”

Të fundit