Flash News

Ditari i Opozitës

"I ktheu shkollat në qendra infeksioni", Boçi akuza Ramës: Janë 600 mësues të prekur nga COVID

"I ktheu shkollat në qendra infeksioni", Boçi akuza
Luçiano Boçi

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë lidhur me pandeminë, teksa shprehet se ka ofenduar një qytetare e cila i tha të vërtetën për Covid-in në shkolla.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi shkruan se 13 mësues në shkollën e fëmijës së qytetares janë me covid, por kryeministri i mbylli komunikimin me justifikimin se gjuha qytetare e prindit, nuk ishte e papërshtatshme.

Sipas Boçit, Rama braktis mësuesit mjekët, qytetarët, dhe majm klientët e inceneratorëve e PPP-ve, shkollat janë shndërruar nga qendra të dijes në qendra të infeksionit, për shkak të dështimit të tij.

Reagimi i plotë:

Qytetarja ia plas të vërtetën në sy Ramës.

13 mësues në shkollën e fëmijës së saj janë me covid-19.

Fakti është urdhëruar të mbahet i fshehur nga drejtuesit, megjithëse të gjithë e dinë burimin dhe covid-i është shtruar aty këmbëkryq.

Asnjë klasë, denoncon qytetarja, nuk ka kaluar megjithatë në karantinë.

Në fund i kërkon atij të reflektojë.

Por Kryeministri harbut, i mësuar me sharje e ofendime, i mbyll komunikimin me justifikimin se gjuha qytetare e prindit, nuk është e papërshtatshme.

Por ajo që i dhemb Ramës si sharës i certifikuar, nuk aspak është gjuha realisht shumë etike, por është dështimi i dëshmuar me fakte e gjuhë qytetare!

Ndërsa Rama shan, përqesh, braktis mësuesit mjekët, qytetarët, dhe majm klientët e inceneratorëve e PPP-ve, shkollat janë shndërruar nga qendra të dijes në qendra të infeksionit, për shkak të dështimit të tij.

10 mësues kanë humbur jetën.

600 të tjerë janë infektuar.

1300 nxënës po të infektuar.

Me Ramën nuk vazhdohet më!!!!

Më të nuk ka as shëndet, as dije, as

mirëqënie, as siguri, as shpresë.

Të fundit