Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati mafioz në Rinas, Këlliçi: Tregon dorën e shtetit dhe lidhjet e Ramës me krimin

Atentati mafioz në Rinas, Këlliçi: Tregon dorën e shtetit

Deputeti demokrat Belind Këlliçi komentoi pamjet e atentatit mafioz të ndodhur dje në rrethrrotullimin e Rinasit, duke akuzuar qeverinë për mosveprim dhe lidhje me krimin e organizuar.

I ftuar i ftuar në SYRI TV,  Këlliçi kritikoi Ministrinë e Brendshme, duke e cilësuar të paaftë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për lidhje personale me bosët e krimit.

‘Të gjithë kemi kaluar në rrethin e Rinasit dhe në atë pikë orari, në orën 14:00, asnjëherë nuk e gjen trafikun kaq të lirshëm. Është e pamundur, të kesh një emergjencë apo të kapësh avionin, sepse aty nuk mund të bësh një parakalim, ecet me 10-20 km në orë.

Aty nuk ka asnjë makinë, dhe kjo histori është e pamundur që të jetë reale dhe të jetë koincidencë. Aty përherë ka trafik dhe policë që orientojnë trafikun, ka furgonë të ndërhyrjes së shpejtë dhe polici për të garantuar masa dhe një trafik të lirshëm për shkak të fluksit të avionëve në atë orë.

Të thuash se aty nuk ka një garanci shtetërore për çfarë ka ndodhur, është e paimagjinueshme,’ deklaroi Këlliçi.

Deputeti demokrat sulmoi edhe Ministrinë e Brendshme, duke e cilësuar të paaftë për të luftuar krimin e organizuar.

‘Të pretendosh që të luftosh krimin e organizuar me një ministre që ka dy muaj në detyrë, pasi i vetmi aksion politik i saj është lajmi për sekuestrimin e 1162 monopatinave.

E gjithë Tirana është e mbushur me makina të blinduara, në çdo cep të Tiranës ke grupe të strukturuara kriminale që lëvizin me autoblinde, dhe lajm këtu bëhen monopatinat që kap policia dhe ky quhet operacion i Policisë së Shtetit.

Sot nuk kemi një Ministri të Brendshme, Policia e Shtetit drejtohet nga karteli i Troplinëve në Durrës, shteti është peng i krimit të organizuar për shkak se është dorëzuar pa kushte para grupeve kriminale dhe karteleve të drogës,’ u shpreh Këlliçi në SYRI TV.

Në përfundim, ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për lidhje me kriminelët:

‘Për herë të parë kemi një kryeministër në Shqipëri që mban lidhje personale me të gjithë bosat e kokainës dhe grupeve kriminale në Shqipëri.

Edi Rama është i vetmi kryeministër që mban lidhje të drejtpërdrejtë me kriminelët e këtij vendi. Dhe ka vite që e bën këtë gjë,’ tha deputeti i PD.  

Të fundit