Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati me tre viktima në Memaliaj, Berisha: Rendi në duart e zeza të krimit dhe Taulantit

Atentati me tre viktima në Memaliaj, Berisha: Rendi në duart e zeza

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit me tre viktima dhe një të plagosur në Memaliaj.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se rendi dhe siguria e vendit është në duart e zeza të krimit, të Taulant Ballës.

Berisha i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe dënon aktin e rëndë kriminal.

"Rendi në duart e zeza të krimit, duart e Taulantit me tre mbiemra.

Memaliaj mbrëmë u përgjak dhe terrorizua. Tre qytetarë u ekzekutuan dhe një u plagos me breshëri kallashnikov në qendër të qytetit. Dy nga viktimat nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen, njeri ishte kamarier, tjetri klient në lokalin e masakrës.

Si zakonisht vrasësit u larguan në drejtim të paditur dhe po si zakonisht dogjën makinën dhe armët e krimit.

Shpreh ngushellimet e mia familjeve të viktimave të këtij akti kriminal të shëmtuar dhe dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar kriminal, mungesën e madhe të sigurisë mbasi rendin tashmë është në duart e zeza të krimit dhe Taulantit të krimit", shkruan Berisha.

Të fundit