Flash News

Ditari i Opozitës

I mori rrjedha e ujit, Berisha vizitë në familjen e dy viktimave në Bogë

I mori rrjedha e ujit, Berisha vizitë në familjen e dy viktimave

Kryedemokrati Sali Berisha ka vizituar familjene dy viktimave babë e bir në Bogë, të cilët ndërruan jetë pasi u tërhoqën nga rrjedha e ujit.

Berisha shprehu ngushëllimet për familjen Rrushaj.

“Në gëzime u ardhshim. Mos pafshim më...Të rroni e ta kujtoni Pjetrin djalin. Uroj që të gjeni forcë për ta përballuar dhimbjen. Jeni familje e sojshme dhe duhet me i përballuar këto sfida”, u shpreh Berisha.

Pjetër dhe Jason Rrushaj ndërruan jetë pasi rrjedha e ujit mori para makinën me të cilën udhëtonin. Trupat e tyre u gjetën nga polumbarët pas 16 orësh kërkime.

Në mjet me ta ishte edhe vajza e Pjetrit, e cila arriti të shpëtohet nga banorët e zonës.

Të fundit