Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
I moshuari me biznes 30 mln $, Kryemadhi: Kontrata nuk ka firmën e tij, në 2019-ën u thirr nga Krimi Ekonomik
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dhënë detaje të reja nga afera e inceneratorëve. Ajo deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me djalin e të moshuarit, Thanas Qani, i cili rezulton me një biznes 30 milionë dollarë.
Sipas Kryemadhit, i moshuari nuk e ka firmosur vetë kontratën, ndërsa në vitin 2019 Qani është thirrur nga Krimi Ekonomik i cili për një faturë 30 mijë euro. Këta të fundit nuk i kanë bërë të ditur të moshuarit që ishte administrator i një firmë.
Ndër të tjera, shton Kryemadhi, të dyja kontratat pavarësisht se nuk kanë firmën e Thanas Qanit, janë të noterizuara.
“Sapo u ndava me djalin e Thanas Qanit, bëra një bisedë, dhe jo vetëm që Thanas Qani nuk kanë firmosur një kontratë të tillë, por më 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë rreth 30 mijë euro, që është quajtur evazion fiskal. Zotëria më bëri të ditur që ky është akti i regjistrimit, në emër të Thanas Qanit, i regjistruar më 8 korrik të 2019 dhe është administrator deri më 2024. Edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni për çëshjen, nuk është njoftuar që ishte administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur asgjë. Ndërsa problemi tjetër që implikon dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet cdo gjë, është që të dy kontratat e Thanas Qanit janë të noterizuara. Të më gjejë një biznes që regjistrohet në QKR pa kontratë të noterizuar. Firma nuk është e Thanas Qanit. Është e njëjta firmë që firmos, por këto i ka prokuroria. Më 2019 është bërë sikur është hetuar për të mbuluar evazionin fiskal, që kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milion dollarë te lumi 6”, deklaroi Kryemadhi.