Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, Tabaku: Shpërfillje e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve diplomatike

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, Tabaku: Shpërfillje e

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka dënuar sulmin me raketa ndaj ambasadës shqiptare në Kiev.

Në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar atë si një “shpërfillje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve diplomatike”.

"Sulmi me raketa ndaj Ambasadës Shqiptare në Kiev është shpërfillje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve diplomatike. Akte të tilla duhet të dënohen pa mëdyshje. Unë qëndroj me stafin tonë diplomatik dhe i bëj thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e tyre. Shqipëria duhet të riafirmojë angazhimin e saj për të mbështetur Ukrainën dhe mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar", shkruan Tabaku. 

Të fundit