Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, Berisha: Kriminelët zgjodhën qëllimisht ta godasin para kamerave

Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, Berisha: Kriminelët zgjodhën

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se avokati i tij Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje kome për shkak të detyrës.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se kriminelët zgjodhën qëllimisht ta godasin para kamerave. 

Berisha: Të dashur miq, sot është dita e dytë që profesor Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje kome për shkak të detyrës.
Po cilës detyrë?
Detyrës se i çorri maskën Edi Ramës. Se i provoi shqiptarëve dhe botës se dosja e stisur bazohet në kallëzimin e rremë Rama-Balla.
Bazohet në mashtrimin e mercenarëve Dumani-Kraja-Mellonai.
Unë kam ndjekur shqetësimin e madh të opinionit publik, të botës akademike, të komunitetit të avoketërve, të analistëve, të gazetarëve të vërtetë.
Por duhet t’u them atyre që në mënyrë ose të komanduar, ose të pathelluar deklaruan se ja u dorëzua doraci.
E ç’punë ka Rama këtu?
Mjeranë, mos e shisni veten kaq lirë.
Tani unë u shtroj ju disa pyetje.
Meqenëse e bëni veten magnet për shpifjet dhe trillimet e Taulant Ballës dhe Edi Ramës, ç’nevojë kishin të zgjidhnin qendrën e Tiranës, vendin më të populluar të kryeqytetit, orën me lëvizjen më të madhe, vendin e rrethuar nga të katër anët me kamera për t’i dhënë goditjet që u shoqëruan me humbje ndjenjash, me qëllime makabre?
Po cili qenka ai bandit, përveçse ai që është në skenar, cili është ai kriminel, përveçse ai që është në mburojë, që shkon e godet për vdekje tjetrin në atentat para dhjetëra kamerave, para dhjetëra njerëzve?
Këtë e bën vetëm ai që porositet të japë mësimin se kush ngrihet kundër kryehorrave do ketë fatin e tij.

Të fundit