All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj Berishës, Alizoti: Precedent politik, goditje e Ramës ndaj opozitës

All - Paragraf - 1

Sulmi ndaj Berishës, Alizoti: Precedent politik, goditje e Ramës ndaj

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka dënuar sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në protestën e 6 dhjetorit.

All - Paragraf - 3

I ftuar në studion e ‘Kjo Javë’ në News24, Alizoti u shpreh se goditja ndaj Berishës është një precedent politik që kishte për qëllim të dëmtonte figurën e kryedemokratit.

Alizoti tha se Berisha tejkaloi veten duke qëndruar i fortë, ndërsa shtoi se goditja ndaj tij ishte goditje ndaj opozitës.

“Sulmi ndaj Berishës ishte një gjë shumë e rëndë sepse nëse në botë goditet personi në pushtet, rebelohen ndaj pushtetit, në rastin tonë kemi sulm ndaj opozitës që nuk ka pushtetin dhe është më e dobët sepse ka problemet e veta. Kjo ka një precedent politik.

Gjuha politike, situata politike dhe marrja e të gjitha pushteteve në kombinim me mafian e kthen qeverinë tani në një parti shtet dhe e bën të rrezikshëm. Zoti Berisha, është një figurë rebele e fortë politike dhe goditja kishte qëllim ta dëmtonte e cënonte.

Sulmi vjen nga politika e pushteti, nga vetë Rama. Berisha është goditur në protestë e jo në shtëpi. E gjitha kjo ka dimension politik. Protesta i bën Shqipërisë e shqiptarëve vetëm mirë. Nëse ky popull ka këtë gjendje, duhet të protestojë pafundësisht. Goditja nuk u kuptua në atë moment sepse kishte shumë njerëz dhe ishte e pamundur vizualisht ta shihja.

Dëgjova nga njerëzit që goditën doktorin por nuk e besova. U shokova kur e pashë të dëmtuar. Ky akt mund të sillte pasoja të rënda. Berisha tejkaloi veten, sepse demokratët ishin të acaruar. Akt i rëndë provokativ i mirëfilltë politik. Këtë ma vërteton më shumë banaliteti i shpjegimit të ngjarjes”, tha Alizoti.

 

Të fundit