All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj Berishës, Noka: Skenari ishte që turma të vriste atentatorin, por Rama dështoi

All - Paragraf - 1

Sulmi ndaj Berishës, Noka: Skenari ishte që turma të vriste

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha dje në protestën e opozitës.

All - Paragraf - 3

Duke folur në emisionin “Open” në News 24, Noka tha se skenari ishte që Berisha të goditej dhe turma të vriste atentatorin në mënyrë që Rama të nxinte opozitën para europianëve.  

“Eliminimi i Berishës nga skena dje ka qenë qëllimi i atij sulmi, Rama donte të pasqyrohej zëri i Shqipërisë virtuale të tij. Atëherë një sulm i tillë do ta neutralizonte Berishën duke mos folur.

Skenari ishte ky, goditet Berisha, nuk flet, turma vret atentatorin dhe pas vrasjes së tij do shpërthente rrugëve të Tiranës dhe Rama do t’i thoshte evropianëve ja kush është Sali Berisha dhe ja cila është opozita destabilizuese dhe më pas do shpallte veten mbret. 

Berisha megjithëse iu bë atentat, me cilësitë e tij të rralla arriti ta menaxhojë në perfeksion këtë situatë. Unë do e kisha kapur prej fyti agresorin dhe nuk do e lëshoja. Ky skenar i Ramës dështoi”, deklaroi Noka.

 

Të fundit