Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj Berishës, vjen reagimi i Metës: As shtetrrethimi, as provokimet nuk e ndali dot manifestimin e shqiptarëve

Sulmi ndaj Berishës, vjen reagimi i Metës: As shtetrrethimi, as

Vjen reagimi nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas përfundimit të protestës së zhvilluar në të njëjtën kohë me samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, si dhe ndaj sulmit ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se asgjë nujk e pengoi dot manifestimin e shqiptarëve të vërtetë europianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.

Postimi i Ilir Metës:

As shtetrrethimi, as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë europianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.

Shqiptarët i treguan qartë Europës se i përkasin vetëm asaj dhe nuk pajtohen me një regjim mafioz dhe hajdut që u vret shpresat dhe të ardhmen!

Për një Shqipëri si gjithë Europa!

LIRI, DEMOKRACI!

 

Të fundit