Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj grupit të "Syri TV", Berisha: I organizuar nga Erion Veliaj

Sulmi ndaj grupit të "Syri TV", Berisha: I organizuar nga Erion

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas sulmit të bërë grupit të xhirimit të SYRI TV në Rrogozhinë.

Në një postim në facebook, Berisha tha se e dënon sulmin, duke shtuar se e gjitha është e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. 

"Bandat e Erion Velisë dhe familjarët e kandidatit të Edi Ramës, në Bashkinë e Rrogozhinës kërcënojnë ekipin e Syrit dhe i pengojnë në detyrën e tij.

Në video keni xhaxhain e kandidatit rilindas, Arif Memolla, polic që agreson dhe fizikisht anëtarët e ekipit të televizionit Syri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte banditeske të organizuara direkt nga Erion Veliaj dhe mbështes plotësisht mediat në detyrë dhe ju bëj thirrje atyre të vazhdojnë të përmbushin me guxim detyrën e tyre,"-shkruan Berisha. 

Të fundit