Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj kreut të PD, Topalli: Fushata çelet me tritol si në Afganistan

Sulmi ndaj kreut të PD, Topalli: Fushata çelet me tritol si në

Makina e kryetarit të fraksionit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës u hodh në erë sot në mëngjes. 

Reagimet për ngjarjen kanë qenë të shumta. Mes tyre, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shkruan në një status në rrjetet sociale se ngjarja e sotme është një akt kriminal dhe shënon një ditë të zezë në historinë politike të vendit.

Sipas Topallit, fushata e zgjedhjeve të 14 majit është çelur tashmë me tritol, sipas saj si në Afganistan.

Fushata eshte çelur me tritol!

Benardi eshte nje djale shume i mire. Familja e tij ka respektin e zones.

Tritoli i vendosur nen makinen e tij eshte nje akt kriminal. Natyrisht nuk ka lidhje me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd !

Ai eshte nje sulm kriminal kundra cdo qytetari.

Benardi do e kujtoj kete akt kriminal per gjithe jeten … por ajo qe ka jetuar diten e saj me te veshtire ka qene nana e Benardit, qe doli me percjell djalin e pau te shpertheje makina ku ishte i biri.

Fjalet e saj:- “o e mjera une”….me risillen ne koke here pas here…

Djalin e saj e shpetoi vetem Zoti sot.

Por, kjo dite shenon nje dite te zeze ne historine politike te vendit tone. Si ne Afganistan!”, shkruan Topalli.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale dhe vetë Ndreca e lidh ngjarjen me aktivitetin e tij politik.

 

Të fundit