Flash News

Ditari i Opozitës

‘Atentati ndaj Lulzim Bashës në 2017-ën’, Këlliçi: Është i inskenuar. Fabul për të mbushur portalet

‘Atentati ndaj Lulzim Bashës në 2017-ën’,

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi e ka cilësuar të inskenuar lajmin që qarkulloi në media për një atentat të planifikuar ndaj Lulzim Bashës, në vitin 2017.

Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti tha se mes mijëra email-ve të publikuara nga hakerat, fokusi duhet të jetë në çështje të rëndësishme dhe jo te lajmi i Bashës.

“Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale.

Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabul për të mbushur portalet”- theksoi Këlliçi.

Hakerat të cilët sulmuan kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte Partinë Demokratike.

Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.

 

 

Të fundit