Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj Ndrecës, Noka: Terrorizëm politik i pushtetit ndaj opozitës

Sulmi ndaj Ndrecës, Noka: Terrorizëm politik i pushtetit ndaj

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike vizituan sot familjen e Benard Ndrecës në Vaun e Dejës, një ditë pas sulmit me tritol ndaj Ndrecës.

Deputeti Flamur Noka tha për mediat se ishte një akt terrorist politik i pushtetit ndaj opozitës.

Noka tha se tentative për të likuiduar kreun e PD risjell në vëmendje skenat e mafies në Siccili. Noka shton se se Rama nuk belbëzoi asnjë fjalë pas sulmit me tritol ndaj Ndrecës.

“Është terrorizëm politik i pushtetit ndaj opozitës. Benard Ndreca është kryetari i opozitës, kryetari i PD për Vaun e Dejës, familja njihet si një nga familjet më të shkëlqyera që nuk ka pasur kurrë asnjë problematikë. E gjitha është politike.

Tentativa për të likuiduar kryetarin e PD na kujton skenat e mafies në Siçili. Ky është shteti i Edi Ramës. Kemi pritur 24 orë që Edi Rama të reagonte, qeveria të reagonte. Ju e ndoqët që pas aktit terrorist politik, Edi Rama nuk belbëzoi asnjë fjalë. Kjo tregon se ai është përgjegjësi”, tha Noka.

Të fundit