Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj TIMS, Berisha: Janë zhdukur gjurmët e 54 udhëtimeve të Taulant Ballës me trafikantët

Sulmi ndaj TIMS, Berisha: Janë zhdukur gjurmët e 54 udhëtimeve

Në konferencën për mediat, që zhvilloi në Gjirokastër, kryedemokrati Sali Berisha foli për sulemt kibernetike. Sipas tij, Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurt se këto ditë.

Ai ngriti pretendime se sulmi kishte për qëllim zhdukjen e gjurmëve të qeverisë me trafikantët. Sipas Berishës, kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka udhëtuar 54 herë me trafikantë.

“Vetëm shkatërrimi i sistemit të TIMS dhe MEMEX. Qëllimi ishte te zhdukeshin gjurmët e lidhjes së qeverisë me trafikantët. Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë.

Një polic që ishte një lloj pengese, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij. Shqiptarët nuk morën vesh asnjë argument se pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekurin e nxehtë.

Ndaj dënoj me ashpërsi këtë akt. Dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Çuçi. Siguria është më në rrezik se asnjëherë. Shkalla e papërgjegjëshmërisë së tij është më e madhe se çdo herë.  Pas çdo firme që vendos është një vjedhje e re. Pas çdo ligji që sjell në parlament, ka një grup interesi”, tha Berisha.

Të fundit