Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi në 6 dhjetor, Berisha: Kam çdo të dhënë. Agresori, informator i policisë

Sulmi në 6 dhjetor, Berisha: Kam çdo të dhënë.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rikthyer në vëmendje agresionin ndaj tij gjatë protestës së 6 dhjetorit në Bulevard. 

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se autori është informator i policisë, ndërsa ngjarjen e organizoi Edi Rama. 

Pjesë nga intervista:

Berisha: Sulm i organizuar sigurisht nga Edi Rama me një agjent informator të dokumentuar të policisë kriminale.

Peka: Z. Berisha të flasim pak hapur. Keni diplomat perëndimor. Disa kanë reaguar me seriozitet, por a ju duket se në mënyrë të veçantë ambasada e SHBA po ju hedh në terren dhe po ju hedh për gjah. Sulmin e dënon në mënyrë indirekte. Sali Berishës i referohet një deputet, pa ja përmendur emrin. Gjatë gjithë kohës sulmoheni prej tyre.
Berisha: Unë besoj se i kam kthyer reston guvernatores. Ky është problem krejtësisht i veçantë. Qëndrimi dhe deklaratat për guvernatorin nuk i heq asnjë presje.

Peka: Ka dy teza për Edi Ramën, një që nuk i interesonte dhe kjo tjetra që i interesonte.
Berisha: Ata që mendojnë se nuk i interesonte kanë një logjikë naive. Nëse nuk i interesonte Edi Ramës, ai nuk mohonte që ai është informator i policisë kriminale. Nëse nuk i interesonte Ramës, gjente menjëherë të gjitha gjurmët kush qëndron pas. Nëse nuk i interesonte Ramës nuk shpërndante një deklaratë klishe nga zyra e tij. Edi Rama tregoi vetë se është, pasi gjërat janë shumë të kthjellta. Pra i interesonte Edi Ramës, e kam thënë dhe e them, se në gjithë jetën politike, Rama për arsyet e tij, nuk feston dot një sukses pa sulmin ndaj kundërshtarit. Ai më shumë gëzon suksesin si një goditje për kundërshtarin, se sa një meritë për veten e tij. Në këtë kontekst ai rriskoi, pasi e kalkuloi keq, por më shumë se atij, askujt nuk interesonte ajo. Ai mendoi se në këtë rast do të lante hesapet me një zhurmë që do të mbulohej, pavarësisht se çfarë do të ndodhte. Dhe kaq. Por Edi Rama, ta marrim se këto që thashë unë nuk janë të vërteta. Çfarë ndodhi pas. Nxori menjëherë Met Rrumbullakun dhe deklaroi se nuk është agjent. Ai është informator dhe nuk e mohon më. I kam të gjitha të dhënat për të. Unë tani nuk dua të flas se e kam folur atë.

Peka: Unë jam prej gazetarëve që e besoj se Rama është, pasi mënyra se si u shfaq pas ngjarjes, ai sikur donte ta merrte përsipër autorësinë. Kjo më bën të dyshoj se ai kishte një qëllim. Po u jepte mesazh grupeve kriminale dhe kundërshtarëve të tij se meqë ju nuk po e sulmoni, po e marr unë i pari përsipër. A është rrëzuar miti i Sali Berishës, pas atij grushti.
Berisha: Përkundrazi është dëshmuar edhe më i pamposhtur, po të jetë për mite, por unë nuk funksionoj me mite. Por ata e panë se çfarë realizuar.

Peka: Ata ju trajtojnë si mit, kjo është e vërteta...
Berisha: Për të goditur, eliminuar një njeri, ajo është një gjë që ka ndodhur, e do të ndodhë gjithë kohërat. Por cili është pas, dhe ajo që vjen më pas ata e panë se çfarë leverdie patën.

 

Të fundit