Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi në Gjermani, Berisha: Dënoj aktin terrorist, autori të marrë ndëshkimin që meriton

Sulmi në Gjermani, Berisha: Dënoj aktin terrorist, autori të

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas aktit terrorist në Gjermani ku mbetën 5 viktima dhe u plagosen rreth 200 të tjerë.  

"200 të plagosur, 5 të vrarë në një akt terrorist e barbar në Magdeburg.

Dje tregu i Krishtlindjeve i qytetit Magdeburg të Gjermanisë u përgjak. Një terrorist arab, mjek psikiatër nga Arabia Saudite u vërsul me makinën e tij mbi qytetarët në treg dhe vrau 5 persona dhe plagosi mbi 200 të tjerë. Prokuroria gjermane deklaroi se “Referuar hetimeve të deritanishme, sfondi i krimit mund të ketë qenë pakënaqësia mbi mënyrën se si po trajtohen refugjatët nga Arabia Saudite në Gjermani.” Autoritetet deklarojnë se gjendja e autorit të dyshuar të ngjarjes po ekzaminohet.

Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, si dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve, dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist të rëndë dhe uroj që autori e mbështetësit e tij të marrin ndëshkimin që meritojnë", shkruan Berisha.

Të fundit