Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, Bardhi: Aktet destabilizuese nuk mund të triumfojnë kurrë mbi paqen

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, Bardhi: Aktet destabilizuese nuk

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit mbrëjen e djeshme në Kosovë.

Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar.

Postimi i plotë:
Akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar.

Akte të tilla janë një dëshmi e qartë se Serbia jo vetëm nuk është e angazhuar me seriozitet në dialogun normalizues të marrëdhënieve me Kosovën, por vazhdimisht synon destabilitetin e Rajonit dhe minimin e rregullave e ligjeve brenda territorit të Kosovës.
Duke dënuar me forcë këtë akt terrorist, mbetemi të palëkundër në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm.

Aktet destabilizuese nuk mund të triumfojnë kurrë mbi paqen e sigurinë në Rajon dhe as mbi të ardhmen e përbashkët të popujve tanë në familjen europiane.

Të fundit