Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në Rinas, Berisha: Kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh

Atentati në Rinas, Berisha: Kufiri mes bandës dhe qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të detajeve të reja lidhur me atentatin në Rinas, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti në gjendje të rëndë.

Në një postim në Facebook, Berisha deklaron se viktimat e sulmit me armë kanë qenë të përfshirë në fushata politike, duke shtuar se njëri ishte financues i fushatës së ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ndërsa tjetri kishte qenë roje personale e ministrit Blendi Gonxha.

“Është fakt se Muç Shaljani ka financuar fushatën e Ervin Hoxhës, ndërsa Gilmando Dani ka qenë badigard i Blendi Gonxhes. Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë!”, shkruan Berisha.

 

 

Të fundit