Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në Rinas, Klevis Balliu: Qeveria fsheh të vërtetën, është bashkëpunëtore me krimin

Atentati në Rinas, Klevis Balliu: Qeveria  fsheh të

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar i revoltuar pas atentatit të ndodhur sot pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu ka akuzuar qeverinë dhe ministren e Brendshme se po mashtron publikun për gjendjen reale të sigurisë në vend.

Balliu shtron një pyetje retorike që nënvizon mungesën e sigurisë në vend: “Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta çfarë mbetet më?”

" Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë.
Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri.
Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.
Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta — çfarë mbetet më?", shkruan Balliu. 

Të fundit