Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në Shkodër, Berisha: Narkopolicia a nuk e mori në mbrojtje Arlind Bushatin, as nuk ia dëgjoi shpjegimet

Atentati në Shkodër, Berisha: Narkopolicia a nuk e mori në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në tubimin qytetar te ‘Rruga e Shpresës’ shprehu shqetësimin e tij për ngjarjen të përgjakshme të ndodhur në Shkodër. Berisha e krahasoi këtë ngjarje me masakrat e së kaluarës ku fajtore sipas tij wshtw mafia e shtetit.

Berisha kritikoi ashpër autoritetet policore, duke i quajtur “narkopolici,” dhe akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me krimin e organizuar. Berisha tha se, policia nuk e mbrojti Arlind Bushatin, madje as nuk dëgjoi shqetësimet e tij pas një incidenti të mëparshëm kur ai i mbijetoi një sulmi.

Berisha: Miqtë e mi, pasdite dje, tek kthehesh në shtëpi te tre fëmijët e saj, ra, humbi jetën Flutura Basha.
Bashkëshorti i saj lufton me vdekjen në shtratin e spitalit.
Dy të rinj, Hamza Liçi, Arlind Bushati, 23 dhe 33 vite, u korrën nga breshëritë e vrasësve në pritë.
Një masakër e mirëfilltë, një dramë.
Tre njerëz humbën jetën, një i katërt në gjendje të rëndë.
Viktima të pafajshme.
Tre fëmijë të familjes Basha mbetën pa nënë, por miqtë e mi, ky ishte një krim i paralajmëruar.
Kjo dramë, kjo masakër mund të ishte parandaluar dhe shmangur plotësisht.
Çifti Basha mund të kishte mbërritur mbrëmë në shtëpinë e vet dhe sot do të ishte së bashku në shtëpi me fëmijët e tyre.
Po kush mund të parandalonte këtë krim, më thoni ju mua?
Narkopolicia e Edi Ramës, që është njësh me krimin?
Jo, kurrë.
Kujtoj se jo më larg se në shtatort, Arlind Bushati tek pinte kafe me shokët e vet, pa vrasësin serial që i drejtuan armën por nuk i shkrepi për t’i marrë jetën. Por çfarë bëri policia para këtij akti? Narkopolicia jo vetëm që nuk mori në mbrojtje Arlindin, por as nuk denjoi as të dëgjojë shpjegimet e tij!
Kurse vrasësi, të cilin e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje, as nuk u thirr, as nuk iu kontrolluar shtëpia, sepse vrasjet, masakrat dhe terrori janë mjetet me të cilat Edi Rama kërkon të sundojë dhe tmerrojë Shkodrën, ashtu siç mori mandatin e bashkisë, kërkon të marrë mandatin e deputetit.

Të fundit