Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në Shkodër, Boçi: Masakër e paralajmëruar, krimi ka bekimin e Edi Ramës

Atentati në Shkodër, Boçi: Masakër e paralajmëruar,

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaron se masakra e djeshme në Shkodër ishte e paralajmëruar.

I ftuar në Syri Tv ai thotë se krimi, jo vetëm në Shkodër, ka bekimin e Edi Ramës. Ai shton se krimi ka edhe mbështetjen totale të policisë

"Është një masakër e paralajmëruar, themi e paralajmëruar sepse krimi, jo vetëm këtu në Shkodër ka bekimin e Edi Ramës, ka mbështetjen totale të policisë, dhe krimi po kryen tre punë: punën e interesave me fuzion politik të dukshëm, në bazë të parimit ndaj interesa dhe jep vota, dhe nga ana tjetër sigurisht puna e dytë e krimit është rrëmbimi dhe marrja e votave në zgjedhje.

Ne kemi parë jo më larg se në Shkodër se sa në zgjedhjet lokale të 2023, dhe tek e fundit krimi në fund lante thjeshtë disa hesape, duke marrë në qafë dhe jetë njerëzish dhe njerëz të pafajshëm.

Madje dhe ata që ishin të përfshirë janë sigurisht njerëz që kanë kërkuar që shteti ndërmjetësojë konfliketet e tyre, që drejtësia të sillet drejt me konfliktet e tyre dhe që policia të garantojë sigurinë e jetës së tyre.

Dhe asgjë nga këto nuk ka ndodhur.

Policia është inekzistente në raport më sigurinë e jetës. Policia është thjeshtë një zgjatim i krimit në Shkodër i nënshtruar nga bandat dhe nga politika", tha ish deputeti. 

Të fundit