Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi nga Irani, Mediu: MEK është një nga arsyet kryesore, ka pasur konflikte

Sulmi nga Irani, Mediu: MEK është një nga arsyet kryesore, ka

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tregoi se baza e MEK në Durrës është një nga arsyet kryesore për sulmin kibernetik ndaj faqeve të institucioneve qeveritare shqiptare.

Në një lidhje direkte për Abc News, Mediu tha se raportet mes MEK dhe Iranit kanë qenë problematike, teksa shtoi se rezistenca iraniane erdhi në Shqipëri pas sulmeve në kampin Ashraf.

“Po padyshim që Mek është një nga arsyet kryesore, sepse është e vetmja rezistencë iraniane. Raportet e MEK me Iranin kanë qenë gjithmonë problematike, ka patur gjithmonë konflikt. Nëse duhet tu kujtoj rezistenca iraniane erdhi në Shqipëri pas sulmeve të vazhdueshme që u bë në kampin Ashraf. Ata kanë një status në bazë të UNHCR-së. Dhe trajtohen sipas këtij statusi”, u shpreh Mediu.

Të fundit