Flash News

Ditari i Opozitës

"I paska djegur shumë", Spaho replikon me Ahmetajn: Dihet kush janë hajdutët, jetoj në një apartament të thjeshtë

"I paska djegur shumë", Spaho replikon me Ahmetajn: Dihet kush
Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar për deklaratat e ministrit të Rindërtimit, Arben Ahemtaj në drejtim të tij. Ndërsa i cilëson shpifje, Spaho thotë se nuk ka gënjyer, por ka cituar gjetjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për qeverinë shqiptare.

"Ndoqa sot shpifjet qe me beri ne Parlament Arben Ahmetaj! I paska djegur shume ajo qe paskam thene per FMN, Edi Ramen dhe Arben Ahmetaj. Nuk kam genjyer. Thjesht i jam referuar asaj qe ka thene FMN, si qeveria me e deshtuar qe kane pasur ndonjehere shqiptaret.

Edhe per te tjerat nuk kam genjyer. Arben Ahmetaj perkthyes eshte, ate shkolle ka mbaruar. Nuk ka pse i vjen turp nga profesioni i tij, sepse perkthyesi eshte profesion I nderuar, pavaresisht se edhe ne kete fushe, ai nuk e ka ndritur. Ne te tjerat jo e jo.

Edhe Edi piktor eshte. Ka bere vetem ate shkolle dhe per pasionin e vet shkon deri ne Nee Jork per te blere bojra, ndersa policia vret qyyetaret, dhjetera te tjere vdesin ne dite dhe mijera te tjere jane pa kujdes", shkruan Spaho në Facebook.

Sipas këtij të fundit, akuza e Ahmetaj se ka vjedhur, kur ishte përfaqësues në Devoll, Spaho sqaron se kjo është qesharake, pasi nuk ka qenë asnjëherë deputet në Devoll.

Ai ka paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj Arben Ahmetaj për shpifje dhe fyerje. Spaho shton më tej se dihet kush janë hajdutët, ndërsa thotë se pavarësisht posteve që ka mbajtur vazhdon të jetojë në apartamentin që ka ndërtuar Enti i Banesave në vitin 1995 në rrugën Don Bosko.

 

Të fundit