Flash News

Ditari i Opozitës

“I proceduar penalisht në Belgjikë për ‘Toyota Yaris’, Berisha zbardh prapaskenat: Basha është thirrur 5 herë deri tani

“I proceduar penalisht në Belgjikë për ‘Toyota

Berisha ‘Foltorja’ e Devollit:

Nisi çadrën për të mbrojti votën përfundoi në qeveri për të dorëzuar votën. Ndodhën zgjedhje të tjera, sopt vijmë kokulur para shqiptarëve sepse kemi humbur apo dorëzuar 4 zgjedhje.

Një njeri pa integritet nuk kupton se duhet të kishte dhënë dorëheqjen katër herë. Cfarë ndodhi me opozitën? Ajo që cdo ditë po del gjithnjë më shumë në pah. Kryetari peng i marrë nga qeveria.

 Faktet po dëshmojnë cdo ditë e më shume se nëse në vend është vendosur narkoshteti, për fat të keq kreu i opozitës me dosje të tij të krimit është aksioner i këtij shteti.

I kam kërkuar të japë shpjegime për Toyota Yaris, dosjen Muzin. me radhe do dalin edhe dosje të tjera.

 Hapet dosja Toyota Yaris dhe merret në pyetje Basha. Për atë aferë u dënua një njeri. Rama ia mbylli dosjen peng kryetarit.

Dosja i kishte rrënjët në Belgjikë, atje kishin nisur hetimet. Atë nuk ia mbyllte Rama. Këto kohë zbulohen dokumente ku ministria e drejtësisë në vend i jep dritën jeshile për ndjekje penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Kjo ka ndodhur në 2019 dhe ka vijuar edhe këtë vit.

Drejtësisë belge që e kishte marrë në pyetje Bashën, ajo është drejtësi e pavarur. Ka nuhatur dhe ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal.

I kërkoj jep dorëheqjen, mos u fsheh pas dosjeve tua. Rama të ka kursyer e të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, me dosje në Belgjike shpallet anëtar i organizatës kriminale. Me këtë rast ju garantoj se sic e ka zakon se ‘për cdo gjë fajin e ka Saliu’, ai prishi operacionin dhe ia kam thënë pa ardhur Toyota në Shqipëri. Kjo nënkupton implikimin tënd. Ka fshehur se ishte thirrur 5 herë për tu proceduar penalisht. Tetor të këtij viti u thirr përsëri, më 17 prokurorët belg e presin në zyrën e tyre.

 

Të fundit