Flash News

Ditari i Opozitës

I quajti “burrecë”, Bardhi i përgjigjet Bashës: Vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla

I quajti “burrecë”, Bardhi i përgjigjet Bashës:

Mbledhja e Komisionit të Medias sot u shoqërua nga debate dhe tensione. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u përplas me kryetaren e komisionit Flutura Açka. Shkak u bë tentativa për të mbyllur mbledhjen pasi në sallë u futën demokratët.

Një reagim pati nga Lulzim Basha i cili i quajti Nokën dhe Bardhin “burrecë”. “Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, tha Basha.

Nga ana tjetër, Bardhi i është përgjigjur Bashës, duke thënë se tentativa për të provokuar “normalitet të rremë”, është strategjia e një të paburri.

‘Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!’, tha Bardhi.

Të fundit