Flash News

Ditari i Opozitës

“I riu është vrarë në komisariatin e Kavajës”, Sula sqaron deklaratën: Më telefonuan brenda policisë, duan të mbulojnë ngjarjen

“I riu është vrarë në komisariatin e

Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka sqaruar deklaratën e tij të fortë lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar sot në Komisariatin e Kavajës.

Sipas Sulës,  31-vjeçari Ilvi Meta nuk është vetëvarur siç dyshon policia, por nga dhuna e ushtruar nga policia.

Në një lidhje telefonike në  emisionin “Në Shënjestër” në Neës 24, Sula thotë se lidhur me ngjarjen ka patur një telefonatë brenda policisë ku konfirmohej kjo deklaratë.  

“Unë nuk mund të tregoj burimin, por duke qenë në detyrën e deputetit pata një telefonatë nga një person brenda policisë. Ngjarja i ka mbetur në dorë policisë. Kjo ngjalli irritim. Detyra jonë si politikan dhe opozitë është të vendosim alarmin dhe të dalë e vërteta ashtu sic është. Segmente të caktuara kanë dashur të mbulojnë ngjarje të tilla, siç është rasti i Klodian Rashës.

Nuk ka asgjë më shumë. Nuk ka akuza të drejtpërdrejta për persona të caktuar. Është e rëndësishme të hetohet, të dalë e vërteta. Kjo është e rëndësishme. Kam pyetur edhe dy tre burime të tjera dhe japin indicie që është ushtruar dhunë ndaj viktimës. Mund të mos ketë ardhur vdekja nga ushtrimi i dhunës. Rastet që kanë ndodhur apo dinamikat e ngjarjes duhet të hetohen në detaje. Apeli është për të gjithë punonjësit e shtetit.

Të hetohet me ndershmëri, pastërti dhe drejtësi. Të njëjtin apel kam edhe për Prokurorinë e Kavajës. Të dalë e vërteta ashtu siç është Nëse autopsia nxjerr që është ushtruar dhunë të gjithë personat që kanë shkelur ligjin duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Sula.

 

Të fundit