Flash News

Ditari i Opozitës

"I shkova në zyrë", Halim Kosova tregon çfarë i kërkoi Bashës para zgjedhjeve: Të kaloj pak nga krahu tjetër

"I shkova në zyrë", Halim Kosova tregon çfarë i

Mjeku dhe njëkohësisht ish-deputeti demokrat, Halim Kosova ka rrëfyer detajet nga takimi që ka zhvilluar me kryetarin e PD-së Lulzim Basha para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Kosova tregon se i ka kërkuar Bashës për të ditur se ku e ka ai vendi në PD dhe sipas mjekut, kryedemokrati i ka thënë që vendin e ka ngjitur me të tijin, por pyetjes se çfarë do të bëj aty, ai i ka thënë se do t’i përgjigjet më 25 prill.

Në këtë moment, mjeku Halim Kosova thotë se i ka transmetuar Bashës, se është mbështetës i PD dhe i tiji, por i ka kërkuar leje për të kaluar nga krahu tjetër e t’i japë një dorë sistemit shëndetësor.

“Biseda e fundit që kam pasur me Bashën është para listave. I shkova në zyrë dhe i them të bëj një pyetje, ku e kam vendin në PD. Këtu ngjit me mua, po çdo bëj aty i thash, po do ta them më datë 25 tha. I thash që kam ardhur të transmetoj diçka, që jam me ty jam me ty dhe kjo dihet, që jam me PD jam me PD e kjo prapë dihet, kam ardhur të kërkoj leje që të kaloj pak nga krahu tjetër t’i jap një dorë në sistemit shëndetësor”, u shpreh Kosova.

Të fundit