Flash News

Ditari i Opozitës

“I tha Bashës se unë i di dosjet”, Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Kam thënë se janë shpifje të Ramës

“I tha Bashës se unë i di dosjet”, Berisha i

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, pas deklaratës së saj për “Zërin e Amerikës” disa ditë më parë, kur tha seai i di arsyet pse u shpall “non grata”.

Berisha tha se nuk ka thënë kurrë që nuk janë dosjet, por se janë të gjitha shpifje të dala nga qeevria Rama.

"Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh se habitem sesi njerëzit bëjnë të paditurin. Zonja Ambasadore e ke thënë këtë po ke thënë dhe diçka tjetër. I ke thënë Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por nuk i beson ato dosje.

Do ju sqaroj unë ju: Nga e dinë që kanë dosje? DASH ka deklaruar se Sekretari i Shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të organizatave të shoqërisë civile, të mediave, qeverisë së Edi Ramës, raporte antikorrupsion që s’janë publikuar kurrë. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk ka dosje, por ato janë të tëra shpifje”, tha Berisha. 

Të fundit