Flash News

Ditari i Opozitës

“I thyen në mes” Kryemadhi në Devoll: Asnjë i ri nuk punon në fushë, shpërblimi është jo qesharak, por është fyes

“I thyen në mes” Kryemadhi në Devoll: Asnjë i ri nuk

Gjatë një takimi me qytetarët e Devollit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli për gjendjen e bujqësisë në Shqipëri. Ajo renditi disa nga shqetësimet kryesore të këtij sektori si, konkurrenca e pandershme, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e subvecioneve.

Sipas saj, kjo gjendje i ka detyruar të rinjtë shqiptarë të braktisin tokat e tyre dhe të largohen nga vendi.

"Se sot nuk ka asnjë djalë apo vajzë të re që të shkojë të punojë në fushë sepse shpërblimi është jo qesharak, por është fyes ndaj tyre, kur ndërkohë është një nga profesionet më të vështira. Në çdo vend të BE qoftë edhe te fqinjët tanë, profesioni i bujqësisë është një nga profesionet  më të subvencionuara.

Dhe konkurrenca tashmë bëhet e pandershme për produktet shqiptare, me produktet  që vijnë nga vendet e rajonit apo dhe nga vendet e tjera. E përmendi pak Endriti më përpara kur tha që kalben produktet shqiptare dhe hidhen në kanal. Në fakt është e vërtetë sepse nëse ne do t’i japim prioritet produkteve të importit, nëse ne do të marrim qepën e Kinës, nëse ne do të marrim mollën e  një vendi tjetër.

 Nëse ne do të marrim produkte bujqësore të vendeve të tjera që vijnë me muaj të tëra larg nga Shqipëria, normale që produktet shqiptare do të jenë të pamundura sepse TVSH-ja është ajo që “i thyen ne mes” fermerët dhe blegtorët tanë. Mungesa e subvencioneve, nafta që është më e shtrenjtë se në çdo vend të Europës. Për të vazhduar më pas me mungesën e infrastrukturën, Sistemi i vaditjes, sistemi i kullimit e kështu me radhë, të cilat janë kthyer në një gangrenë për bujqësinë", tha Kryemadhi.

Të fundit