Flash News

Ditari i Opozitës

I tregon foton e Ahmetajt me Mirel Mërtirin në Kumanovë, Këlliçi i kërkon sqarim Ramës në komision: Ju duket etike?

I tregon foton e Ahmetajt me Mirel Mërtirin në Kumanovë,

Deputeti i PD Belind Këlliçi i ka kërkuar shpjegime në komisionin hetimor për inceneratorëve kryeministrit Edi Rama lidhur me një fotografi të Mirel Mërtirit një nga pronarët e shpallur në kërkim të inceneratorëve dhe Arben Ahmetajt, ish ministri i Financave 5 vite më parë në Kumanovë, ku janë përfshirë edhe në aksident.

Rama u përgjigj duke thënë se në atë kohë Ahmetaj nuk ka qenë ministër.

Këlliçi: Ju duket etike që në 2017 ministri i Financave në një udhëtim privat me një nga përfituesit e kësaj skeme aksidentohet në Kumanovë? Këto janë foto dhe personi është në konflikt interesi se ka futur gjithë shtetin në angazhim financiar dhe ka dhënë mbështetje buxhetore. Ky është vendimi i  gjykatës ku është emri i Mërtiri dhe Ahmetajt a ju duket sjellje etike që një ministër udhëton privatisht me një nga përfituesit kryesorë të inceneratorëve. A është etike dhe që nuk është dhënë kurrë shpjegim?

Rama: Kodin etik e kam kërkuar unë në qeveri dhe është aprovuar që në fillim fare ku është vendosur që ministrat e kryeministri nuk udhëtojnë në biznes klas përveç rasteve të veçanta dhe një rast i veçantë është problemi im shëndetësor kur duhet të udhëtoj në Amerikë për shkak të distancës së ngushtë  dhe më shkakton pasoja në vertebra.

E dyta kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhurata kanë një limit dhe sot në këshillin e ministrave ka një muze plus një depozitë me dhurata që kanë të gjitha bashkë një vlerë shumë të madhe që unë i kam regjistruar aty dhe ia kam lënë shtetit shqiptar.

 

Të fundit