Flash News

Ditari i Opozitës

I uron mirëseardhjen trupave të “Defender Europe 21”, mesazhi i Bashës për ndryshimin e kufijëve

I uron mirëseardhjen trupave të “Defender Europe 21”,
Krydemokrati Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët i ka shprehur mirëseardhjen trupave ushtarakë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”. Ai vlerësoi dhe i cilësoi të rëndësishme marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n. Lidhur me këtë, Basha dha një mesazh për këdo që synon ndryshimin e kufijëve në Ballkan.

"Falenderoj forcat e NATO-s për ushtrimin historik. Kam krenarinë dhe privilegjin që t’i uroj mirësjeardhjen. Qeverisja jonë dhe unë si ministër, mundësuam atë që dukej ëndërr e pamundur. I uroj mirësardhjen FA-ve, ndonëse që të në kushte të vështira prej neglizhencën, ta mbajnë lart krenarinë e kombit tonë.

Do t’i tregojë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me agresion. Vlerat të cilave u bashkohemi janë të pacënueshme. Le të jetë ky mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti. Kjo është një aleancë politiko-ushtarake, në bazë të së cilës qëndron demokracia", tha Basha.

Të fundit