Flash News

Ditari i Opozitës

I vunë tritol në makinë, kreu i PD në Vaun e Dejës: Arsyet janë politike, nuk i mbani dot bashkitë me presion

I vunë tritol në makinë, kreu i PD në Vaun e Dejës:

Kreut të PD-së në Vaun e Dejës Bernard Ndreca iu vendos mëngjesin e sotëm tritol në makinë, që shpërtheu sapo ky i fundit ka lëvizur mjetin. Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime.

Në një deklaratë për gazetarët Ndreca tha se ky akt vjen për shkak të detyrës së tij dhe se nuk ka pasur konflikt personal me askënd.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin sa më parë ngjarjen, ndërsa tha se, nuk mbahen dot bashkitë e vendeve me presion.

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë."

"S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar."

"Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion”, deklaroi ai.

 

Të fundit