Flash News

Ditari i Opozitës

I zhgënjyer nga Basha, Këlliçi: I dedikova vitet më të bukura të jetës, më shpalli armik

I zhgënjyer nga Basha, Këlliçi: I dedikova vitet më

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka treguar momentin kur nisi zhgënjimi nga ish-kreu i PD, Lulzim Basha.

I ftuar në Neës 24, Këlliçi u shpreh se i ka qëndruar pranë Bashës q ënë lohën kur ishte me të në Bashkinë e Tiranës duke u shprehur se “i ka dedikuar vitet më të bukura të jetës së tij”.

Deputeti tregoi se zhgënjimi nga ish-kreu i PD, nisi që në vitin 2017 kur u bë përpilimi i listave dhe i hoqi vizë meritokracisë, për të vijuar më tej me zhgënjimin si drejtues i forumit rinor.

“Sigurisht e kam mbështetur që kur është zgjedhur, kam qenë pjesë e shtabit të tij në bashkinë e Tiranës, dhe të punosh për 10 vite me një politikan, ta mbështetës pa kushte, se i kam dedikuar vitet më të bukura të jetës time, kam hyrë 25 vjeç dhe jam 35 vjeç, dhe të zhgënjehesh plotësisht, dhe aktet politike të mos kenë asgjë të ngjashme me premtimet, është zhgënjim i madh.

Ky zhgënjim ka nisur në 2017 dhe në mënyrën si u përpiluan listat, vrasja e meritokracisë brenda PD, zhgënjimi si drejtues i forumit rinor dhe mospërfillja e asnjë të riut, dhe përjashtimi i tyre për të garuar, kulmoi më pas me refuzimin e pranimit të realitetit pas humbjes së zgjedhjeve.

Basha duhet të ishte larguar vetë në 2017 dhe të garonte më pas për kryetar të PD. Vendimmarrja e Bashës shpesh ka qenë e nxitur nga një rreth i ngushtë këshilltarësh që nuk kanë lidhje me këtë forcë politike dhe nuk e duan atë. Kam besuar deri në sekondën e fundit që do t’i fitonim zgjedhjet e kaluara, por kur humb sërish dhe refuzon të pranosh humbjen dhe refuzon të bësh një analizë, si dhe kur i vendos  objektiv kandidatëve të tu, në vend të marr minimumi një mirënjohje, shpallem armik i partisë”, tha Këlliçi.

Të fundit