Flash News

Ditari i Opozitës

Ibsen Elezi komenton kandidimin e Shehajt: Nuk ka staturë politike për t’i veshur një kostum

Ibsen Elezi komenton kandidimin e Shehajt: Nuk ka staturë politike për
Ibsen Elez

Kandidati për kryetar i PD-së, Ibsen Elezi u shpreh se koha në dispozicion për të bërë fushatë është e shkurtër dhe e pamjaftueshme. Ai tha se ka hyrë në këtë garë për shpalosur pikpamjet e tij për Partinë Demokratike.

"Komunikimi në nivel dege të paktën të ishte 30 ditë, sepse PD e ndërtuar sipas strukturës së pushtetit lokal që kërkon 45 ditë fushatë. Nuk është veprimi i duhur nga kryesia për të ngushtuar këtë periudhë kohore dhe ta deformojë. Fushata ka vështirësitë e veta për afatet e kohore dhe mjete në dispozicion të kandidatëve të cilët janë në minimumin e saj. Do të bëj një garë të fortë. Do t’i bëj thirrje gjithë demokratëve që të më votojnë. Por para se të kem dëshirë për të fituar. Kam hyrë për të shpalosur pikpamjet e mia", tha Elezi për "Report Tv".

Ky i fundit komentoi edhe kandidimin e Agron Shehajt, të cilin e vlerësoi si biznesmen të suksesshëm, por sipas tij nuk ka "staturë politike" për të kërkuar kreun e PD-së. Ai shtoi se nuk mjafton vetëm që është një biznesmen i fuqishëm.

"Nuk kam dëshire të flas drejtpërdrejt sepse ai është kandidat. Agron Shehaj ka fituar një respekt për shkak të sjelljes së tij në opinionin publik. Për mua kanë rëndësi pikpamjet e Agron Shehajt. Agron Shehaj është një njeri që nuk ka një stature politike për t’i veshur një kostum dhe për t’i thënë se ky është kostumi. Vetëm këte problem kam me të. Nuk mjafton që të dalësh e të thuash se jam një biznesmen i fuqishëm dhe dhe do të jem politikan i sukseshëm", tha Elezi.

Të fundit