Flash News

Ditari i Opozitës

Ibsen Elezi: Pse po kandidoj përballë Sali Berishës për kreun e PD

Ibsen Elezi: Pse po kandidoj përballë Sali Berishës për

Ibsen Elezi ka zbardhur arsyen se pse po sfidon ish kryeministrin Sali Berisha në garën për kreun e ri të PD.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Elezi u shpreh se drejtuesit e Partisë Demokratike kanë ndërhyrë në procesin zgjedhor, duke cenuar demokracinë.

 “Ne kemi kohë që i mëshojmë shumë faktit që elita drejtuese e Partisë Demokratike ka marrë pjesë në manipulimin e procesit zgjedhor dhe kjo është shumë e rëndë në demokraci. Zoti Paloka u tregua më i ndershëm se e pranoi publikisht dhe njerëzit që kryejnë këto akte kriminale në demokraci, në pamundësi për t’i ndëshkuar”, tha Elezi.

Kandidati shprehet i shqetësuar për faktin që në parti është zbatuar vullneti i shumicës, e cila dënon në thelb demokracinë. Ai tha se nuk ka sens që një njeri i cili akuzohet për ndërhyrje në zgjedhje, të vendoset në drejtim të PD-së, duke kërkuar reagimin që nuk ka ardhur nga Berisha.

Sali Berisha për mosreagimin e tij merr koston e vet edhe brenda demokratëve edhe në opinion publik. Njerëzit me të cilët po bashkëpunon kanë kryer një akt të tillë që ai në vend që t’i dënojë po i akapulton prapë në drejtim të Partisë Demokratike . Pra kam një motiv shumë të fortë sepse Sali Berisha në këtë rast në një farë mënyre po shkel  mbi kuvendin e 11 dhjetorit. Ka arsye thelbësore që unë e mendova dhe e pashë si detyrim për të  kandiduar, për t’u përballur me këtë fenomen”, tha Elezi.

Të fundit