Flash News

Ditari i Opozitës

Idrizi: PDIU do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit

Idrizi: PDIU do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 14

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka folur për zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në studion ‘Kjo Javë’ në News 24, Idrizi tha se PDIU do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale, vendim ky i marrë për shkak të heqjes së koalicioneve.

Idrizi u shpreh i keqardhur nëse do të përsëritej skenari i zgjedhjeve të 6 marsit.

“Ka një zhbalancë të madhe politike mes një mazhorance dhe një opozite që akoma nuk po krijon sinergjinë e brendshme. Vendi ka nevojë për një opozitë të fortë. Në prag fushate temperaturat nxehen më shumë. Me vjen keqardhje sepse vendi ka nevojë për opozitë të fuqishme dhe të ndershme që është bërë kohë e gjatë që nuk ka gjetur bashkëpunim të brendshëm. Do më vinte keq nëse përsëritej skenari i 6 marsit. Vendimmarrja për të dalë vetëm është për shkak të heqjes së koalicioneve, kemi një lloj detyrimi, por nuk është rasti i PDIU për të vrapuar për të gjetur dikë. Por besoj pesha specifike e PDIU është e qartë në pesë qarqe”, tha Idrizi.

 

Të fundit