Flash News

Ditari i Opozitës

IDU i uron suksese Aleancës për Shqipërinë e Madhe në zgjedhjet parlamentare: Fat të mbarë, Berisha dhe Mediu!

IDU i uron suksese Aleancës për Shqipërinë e Madhe në

Unioni Demokratik Ndërkombëtar (IDU) ka uruar sot sukses për Aleancën për Shqipërinë e Madhe me rastin e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend. Në një postim në rrjetet sociale, IDU ka shprehur mbështetjen për drejtuesit e kësaj aleance, Sali Berisha dhe Fatmir Mediun, duke vënë në dukje përpjekjet e tyre për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e prosperitetit dhe integrimit evropian.

“IDU i uron fat të mbarë Aleancës për Shqipërinë e Madhe në zgjedhjet parlamentare të sotme! Nën drejtimin e @saliberisha_faqjazyrtare dhe @pdshqiperi, si dhe të @fatmir_mediu dhe Partisë Republikane të Shqipërisë, Aleanca po lufton për të ndalur krimin e organizuar dhe për ta rikthyer vendin në rrugën e zhvillimit, prosperitetit dhe integrimit evropian,” thuhet në mesazhin e IDU-së.

IDU është një rrjet global i partive politike të qendrës së djathtë, ku Partia Demokratike dhe Partia Republikane janë anëtare me të drejta të plota.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by International Democracy Union (@internationaldemocracyunion)

Të fundit