Flash News

Ditari i Opozitës

Igli Cara: Në 14 maj do t’i kthejmë Durrësit identitetin e marrë peng ndër vite nga PS

Igli Cara: Në 14 maj do t’i kthejmë Durrësit identitetin e

Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara thotë se është koha që ky qytet t’i kthehet qytetarëve, pasi prej vitesh është marrë peng nga Partia Socialiste.

Duke folur në ceremoninë e 32-vjetorit të PD-së Durrës., Cara shtoi se 32 vite pas 1990, Durrësi është rritur, por nuk ka mundur t'i shpëtojë deformimit dhe keqqeverisjes.

Pjesë nga fjala e Igli Carës:

Sot duket i pashpresë qytetari, profesionistët që taksohen me shumë se pronarët e mëdhenj, fermeri për shkak të politikave shkatërruese e jo mbështetëse, biznesi i mesëm dhe i vogël, që po shkojnë drejt falimentimit, por pa përjashtuar edhe biznesin e madh, kur nuk pranon të paguajë gjobat e vëna nga kjo qeveri. Kjo gjendje ka një dhe vetëm një fajtor - ky është Edi Rama dhe pushteti që ai ka krijuar.

32 vite pas 1990, Durrësi është rritur, por nuk ka mundur t'i shpëtojë deformimit dhe keqeverisjes, duke reflektuar fytyrën e Rilindjes dhe të atyre që në funksion të betonit e Pas e lejeve të ndërtimit e kanë tjetërsuar, me qëllimin që të humbasë atë që e përfaqëson dhe që është identiteti natyror dhe historik i tij. Durrësi, qyteti që e ka bekuar Zoti, ka nevojë më shumë se kurrë për të ndryshuar në 2023, ka nevojë të marrë ngjyrën e detit dhe të ketë energjinë dhe këmbënguljen tonë për të qenë të gjithë bashkë më shumë se kurrë për t'i dhënë besim e dritë shprese.

Qyteti që ngrihet mbi rrënoja antike duhet të frymojë, duhet te luftoje, ndryshe do t'i rrëmbejnë jo thjesht antikitetin, por edhe historinë.

Durrësi, që ka pranë Universitetin, por po i largojnë rininë duhet të rikthehet në normalitet, pasi e ardhmja është këtu, pranë familjeve, të afërmve, në vendin tonë, që ka nevojë për njerëz që e duan dhe që besojnë te ndryshimi. PD ka treguar se është frymë, është liri, është dëshirë për ndryshim, është energji rinore.

Në shtëpinë tonë te madhe ka vend per te gjithe dhe kjo është rruga e duhur. Sot ne mes jush kuptoj qe shpresa dhe besimi nuk kane humbur. me t Me bekimin e Zotit, me 14 Maj do te jemi se bashku, me të gjithë ata që e duan ndryshimin, për t'i rikthyer Durrësit që ne duam identitetin e marrë peng ndër vite.  

Të fundit