Flash News

Ditari i Opozitës

Igli Cara: Projekti i ‘Marinës’ në Durrës nuk shkon më shumë se 20 mln euro

Igli Cara: Projekti i ‘Marinës’ në Durrës nuk shkon

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara thotë se opozita nuk është kundër kthimit të Portit të Durrësit në një port jahtesh.

Në një postim në rrjetet sociale, Cara tha se ky projekt nuk do të shkonte më shumë se 20 milionë euro.

Sipas tij, e gjithë kjo që po bëhet është një akt për të mbuluar vjedhjen e madhe që po bëhet me pronat e portit, që sipas tij (citoi revistën Monitor) shkon në 3 miliardë euro.

“Ne si durrsakë e kemi menduar shpesh që Porti i Durrësit të kthehet në një port jahtesh. Nuk jemi kundër që të kalojë në një marinë detare. Projekti i Marinës nuk shkonte më shumë se 20 milionë euro. Pra jo më shumë se 1 % të vlerës.

Pra nga 2.1 miliardë euro, nuk shkonte më shumë se 20 milionë euro. E gjitha kjo ka qenë një koperturë për të mbuluar vjedhjen e madhe. Kush është vjedhja e madhe, është vjedhja e tokave e pronave të portit, që sipas revistës Monitor shkon në 3 miliardë euro”, u shpreh Cara.

 

Të fundit