Flash News

Ditari i Opozitës

Igli Cara: Rama e ka marrë për vete fushatën, po shumon kandidatët e tij

Igli Cara: Rama e ka marrë për vete fushatën, po shumon

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka komentuar fushate për zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, Cara u shpreh se kryeministri Rama e ka marrë për vete fushatën duke sfumuar kandidatët e tij.

Sipas tij, Rama arrin deri në kërcënime dhe nëse do të votohet për kandidatët e opozitës, mundohet ta kthejë të gjithë situatën në politike.

“Rama duket se do ta marrë për vete fushatën… mirë do ishte sot përballë të ishte dhe kandidatja tjetër e Durrësit

Rama arrin bën dhe kërcënime, që nëse do votohet për kandidatët e opozitës, mundohet ta kthejë të tërën politike. Sado mundohet ta bëjë politike, Rama s’ka lidhje me Durrësin dhe ai nuk hyn fare tek shërbimet e qytetarëve.

Pushtete janë të ndara dhe nuk ndërhynë dot tek buxhetet e bashkive dhe të kërcënosh. Kjo nuk ndodh sepse bashkia ka mundësi të menaxhohet edhe vetë, të krijojë të ardhura vetë. Në këtë moment në buxhet nuk shoh asgjë nga buxheti i qeverisë”, u shpreh ai.

 

Të fundit