Flash News

Ditari i Opozitës

Igli Cara takon qytetarët: Në Spitallë shoh nevojën për vëmendje, bashkë bëjmë ndryshimin

Igli Cara takon qytetarët: Në Spitallë shoh nevojën për

Igli Cara ka vijuar takimet me qytetarët e Spitallës në Durrës, me të cilët ka ndarë edhe disa foto.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë qytet bëri një postim në “Facebook”, ku shprehet se kudo që shkon sheh nevojën urgjente për vëmendje dhe dëshirën e madhe për ndryshim.

Ai i kërkoi qytetarëve që në 14 maj të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin.

POSTIMI NË FACEBOOK:

Në çdo rrugë e rrugicë në Spitallë shoh dhe prek nevojën urgjente për vëmendje dhe zgjidhje të problemeve të panumërta. Me çdo banor që takohem ndaj dëshirën për ndryshim dhe shpresën e besimin për një qeverisje që punon për interesin e tyre dhe jo për vete. Në 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!

Të fundit