Flash News

Ditari i Opozitës

“Ilaçi Remdesivir u ble 3 mije euro 6 flakone”, denoncimi i PD: Kjo është e vërteta e treguar nga mjekët e Infektivit

“Ilaçi Remdesivir u ble 3 mije euro 6 flakone”, denoncimi i

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi akuzon shefen e infektivit, Dr.Najada Çomo, se po keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën mbi pajisjen e spitaleve covid në Shqipëri të ilaçit Remdesivir që përdoret për trajtimin e pacientëve me covid-19.

Sipas Koduzit, shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.

“Është për të ardhur keq që shefja e infektivit, Dr.Najada Çomo, keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. E vërteta është ajo që tha kreu i opozitës sot Lulzim Basha. Shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.

Vetë mjekët e COVID 1 dëshmojnë se njerëzit e blejnë vetë antiviralin, që duhet të ishte falas në spital.”, thotë zyrtari i PD.
Në foto dëshmia e mjekut të infektiviti, Dr.Renato Osmënaj.

   “Ilaçi Remdesivir u ble 3 mije euro 6 flakone”, denoncimi i

Reagimi i Najada Comos:

Ne jemi çdo dite, çdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje. Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.

Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete. Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund! Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit! Se bashku do t’ia dalim.

Të fundit