Flash News

Ditari i Opozitës

Ilir Alimehmeti falënderon votuesit e 11 Majit: Rezultati nuk është fundi, por fillimi i një rrugëtimi të gjatë

Ilir Alimehmeti falënderon votuesit e 11 Majit: Rezultati nuk

Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD në Tiranë, ishte më i votuari me mbi 18 mijë vota.

Në një reagim në Facebook, demokrati ka falënderuar të gjithë votuesit që i besuan programit të tij. Ai ka theksuar se fushata e 11 Majit nuk ishte thjesht e tillë, por një thirrje për ndërgjegjësim, bashkim rreth vlerave.

Alimehmeti thekson në fund se rezultati nuk ishte fundi, por fillimi i një rrugëtimi të gjatë.

“Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë,

18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës.

18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës.

Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale – ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti.

Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë.

Ju faleminderit që qëndruat krah meje, që më dhatë forcë me fjalët, buzëqeshjet dhe besimin tuaj. Faleminderit që më lejuat të jem zëri juaj.

Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur.

Me gjithë shpirtin, Ilir Alimehmeti”, shkruan Alimehmeti.

Të fundit