Flash News

Ditari i Opozitës

"Ilir Meta nuk e lë", Kryemadhi me banorët e Vorës: Si nuk u ngop ky? Nuk la gjë pa marrë

"Ilir Meta nuk e lë", Kryemadhi me banorët e Vorës: Si

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemdhi ishte në Vorë, ku u takua me banorët e prekur nga tërmeti. Sipas saj, interesi i kryeministrit Edi Rama nuk janë qytetarët, por ndërtimi i kullave. Ajo shtoi se sikurse ka ndodhur deri më sot, Presidenti Ilir Meta nuk do ta lejojë Ramën ti çojë deri në fund planet e tij.

"Normalisht ky që do ju prishi pallatet këtyre nuk ka për tu dhënë as shtëpi, asgjë. Me ata nga ana tjetër nuk merret fare për ti ndihmuar, as nuk i sheh me sy, vjen vetëm këtu ku do të bëjë pallate dhe kulla. Si nuk u ngop ky? Nuk la gjë pa marrë, detin po, naftën po, pronat po, nuk u ngop ky. Nuk ka për të marrë asgjë me vete. Kur ishte Ilir Meta Kryeministër e bëri me prokurori, me polici, me të gjitha që i shembën në 1997-ën. Kur u bë Ilir Meta Kryetar Parlamenti nuk e la atë të bënte koncensione që të vidhte. Tani që është President ky do që të grabisë Kushtetutën dhe Ilir Meta nuk e lë...", tha Kryemadhi.

Të fundit