Flash News

Ditari i Opozitës

Ilir Meta shkon në selinë e PD, takim ‘kokë më kokë’ me Sali Berishën

Ilir Meta shkon në selinë e PD, takim ‘kokë më

Tre ditë pas zgjedhjeve lokale, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se Meta do të zhvillojë një takim kokë më kokë me aleatin e tij në drejtimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha.

Pas përfundimit të takimit, pritet edhe një fjalë për media e kreut të PL, Ilir Meta për të qartësuar hapat e radhës së opozitës pas daljes së rezultateve për zgjedhjet lokale.

Deri më tani në reagimet e tyre publike, Berisha dhe Meta kanë akuzuar Partinë Socialiste dhe kreun e saj, Edi Rama për blerje të votave, si dhe manipulim të procesit të votimit elektronik.

Të fundit