Flash News

Ditari i Opozitës

"Ilir Proda, ushtar i Suel Celës", Bardhi: Gaz lotsjellës i skaduar, kemi ende probleme me frymëmarrjen

"Ilir Proda, ushtar i Suel Celës", Bardhi: Gaz lotsjellës i

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ngriur në seancën e sotme plenare çështjen e dhunës policore në protestën e opozitës të 24 janarit.

Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda si të lidhur me bandat kriminale, ndërsa kërkoi sqarime lidhur me përdorimin në protestë të gazit lotsjellës nga ana e policisë, që rezultoi të ishte i skaduar.

“Kjo tregon se sa serioz jeni ju sepse propozimi që vjen nga grupi parlamentar i PS është të heqim katër projektligje. Dhe ju nuk jemi kujdesur të kontrolloni procedurën parlamentare nëse ka apo jo konsultimit me Komisionin Europian.

Kërkesa e bërë nga kolegët nuk bazohet në nenin 31. Kërkesa që paraqiti kolegu Blushi, nuk ka nevojë me shkrim që ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore nga policia e drejtuar nga Ilir Proda, si një ushtar i Suel Celës, i klanit të Troplinëve. Sot kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të drejtuar nga zonja”, tha ai.

Të fundit