Flash News

Ditari i Opozitës

Imami: Kjo që doli e treta në zgjedhje nuk është PD, është një mbeturinë

Imami: Kjo që doli e treta në zgjedhje nuk është PD,  

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, duke u ndalur te renditja e Partisë Demokratike si forcë e tretë.

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Imami thotë se ajo parti që doli e treta në zgjedhje nuk është PD, por është një mbeturinë

“Duhet të ikin me votë. Kush qëndron, qëndron me votë, kush ikën, ikën me votë. Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, kjo që ka dalë e treta nuk është PD, është një mbeturinë. E vetmja gjë me vlerë, është të hapen zgjedhjet me votë të lirë në Partinë Demokratike. Nëse janë të gjithë bashkë, vota e lirë vendos”, shprehet Imami.

Sipas tij, nëse vendosen kushte për zgjedhjet në PD, ky nuk është bashkim, pasi tha se bashkim është të marrin pjesë të gjithë.

Imami deklaroi se Partia Demokratike duhet rithemeluar dhe se rregullat e brendshme partiake nuk mund të shkelen me të dyja këmbët.

Lidhur me mundësinë e rikthimit të tij në PD, tha se “Unë jam anëtar i PD, kaq është mjaftueshëm”.

Biseda e plotë:

Të fundit